Sa e do veten nga 1 deri në 9? - Spring Pharma

Blog

Sa e do veten nga 1 deri në 9?

by in Uncategorized January 3, 2021

Të duash veten është një nga aftësitë më të rëndësishme që një njeri mund të mësojë në jetë.

Jo më kot Mark Twain ka thënë: “Një burrë (ose një grua) mund të jetë i lumtur vetëm me miratimin e tij.”

Ja disa nga shenjat që tregojnë që ju e doni ose jo veten tuaj.

1. Ju rrethoheni nga persona që vërtet kujdesen për ju, ju mbështesin dhe ju duan të mirën. Ju arrini të ndërtoni marrëdhënie të shëndetshme dhe filtroni marrëdhëniet toksike.

2. Ju kujdeseni për veten – meditoni çdo ditë, konsumoni një dietë të shëndetshme, apo ushtroheni rregullisht. Vendosja e vetes dhe e shëndetit në radhë të parë është një shenjë që ju e vlerësoni veten tuaj.

3. Nuk e krahasoni veten me të tjerët, edhe pse ajo që mund të bëjnë të tjerët mund të jetë e jashtëzakonshme. 

4. E shpreh mendim tënd ashtu siç e mendon dhe nuk ndihesh në siklet nëse diçka të pëlqen ose jo. Mendimi juaj është i rëndësishëm dhe nuk shqetësoheni për atë që mendojnë të tjerët për ju.

5. Ju i shkoni deri në fund asaj që dëshironi. Jeni të motivuar për të ndjekur ëndrrat tuaja, ju flet zëri i brendshëm dhe keni vetëbesim për të arritur atë që dëshironi.

6. Ndiheni rehat të kaloni kohë me veten dhe në fakt e konsideroni këtë kohë cilësore, duke qenë se ajo ju ndihmon të rifitoni energjitë e humbura.

7. Jeni mirënjohës dhe ndiheni të bekuar për atë që keni.

8. Lumturoheni për arritjet e të tjerëve, sepse jeni të bindur se edhe vet do të gjeni një formë tjetër kuptimplotë suksesi. Ju e doni veten mjaftueshëm, kështu që jeni të lumtur kur të tjerët kanë sukses.

9. Jeni të bindur se do të arrini gjëra të mëdha, sepse ju tërhiqni energji pozitive, e cila përkthehet në përvoja pozitive.

Burimi www.happify.com
Photo Internet

Leave a Reply

Your email address will not be published.