Më shumë se gjysma e infektimeve nga COVID-19 transmentohen nga persona, të cilët nuk shfaqin simptoma. – Spring Pharma

Blog

Më shumë se gjysma e infektimeve nga COVID-19 transmentohen nga persona, të cilët nuk shfaqin simptoma.

by in Uncategorized January 21, 2021

Sipas një studimi të botuar në JAMA Network Open rreth 59% e infektimeve nga Covid-19 transmentohen nga persona, të cilët nuk shfaqin simptoma. Në këtë përqindje përfshihen 35% ata që infektojnë  të tjerët përpara se të shfaqnin simptoma dhe 24% ata që nuk zhvillojnë ndonjëherë simptoma (asimptomatikët).

Fakti më e rëndësishëm është se testimi dhe izolimi i personave që shfaqin simptoma nuk mund  të kontrollojë përhapjen e vazhdueshme të pandemisë, shkruajnë autorët. Ata u japin më tepër rëndësi mbajtjes së maskave, higjienës së duarve, distancës sociale dhe testimit strategjik të personave asimptomatikë.

Ekipi hulumtues krijoi një model matematikor për të analizuar skenarë të ndryshëm, siç është zhvendosja e kohës së pikut të infektivitetit. Në mënyrë të vazhdueshme, modeli parashikoi që transmetimi asimptomatik zinte të paktën gjysmën e rasteve me COVID-19.

Në të njëjtën kohë, ekipi hulumtues vuri në dukje se transmetimi COVID-19 është kompleks dhe mund të ndryshojë për arsye të shumta. Personat në mjediset e kujdesit të të moshuarve apo ambientet e mbajtjes së mbledhjeve mund të përballen me një rrezik më të lartë të kontraktimit të virusit ose transmetimit të tij tek të tjerët.

“Në mungesë të përdorimit efektiv dhe të gjerë të trajtimeve terapeutike dhe vaksinave, të cilat mund të shkurtojnë ose eleminojnë infektimin, kontrolli i suksesshëm i SARS-CoV-2 nuk mund të mbështetet vetëm në identifikimin dhe izolimin e rasteve simptomatike”, shkruajnë studiuesit. “Edhe nëse zbatohet në mënyrë efektive, kjo strategji do të ishte e pamjaftueshme.”

Burimi: Webmd

Photo: Internet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *