Efektet pozitive të muzikës në shëndetin tonë - Spring Pharma

Blog

Efektet pozitive të muzikës në shëndetin tonë

by in Uncategorized January 25, 2021

Ndonëse efektet e muzikës tek njerëzit nuk janë kuptuar plotësisht, studimet kanë treguar se dëgjimi i këngëve të parapëlqyera e bën trurin të çlirojë një kimikat të quajtur dopaminë, e cila ka efekte pozitive në gjendjen shpirtërore.

Jo vetëm kaq, sipas studiuesve, muzika mund të ketë fuqinë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Ja disa nga efektet e muzikës në shëndetin tonë.

Ul nivelin e stresit. Dëgjimi i muzikës relaksuese ka treguar se redukton stresin dhe ankthin tek njerëzit e shëndetshëm dhe tek ata që u nënshtrohen procedurave mjekësore (p.sh., kirurgji, dentare, kolonoskopi).

Përmirëson performancën e ushtrimeve fizike. Studimet sugjerojnë që muzika mund të përmirësojë performancën e ushtrimeve aerobike, të nxisë stimulimin mendor dhe atë fizik, si dhe të rrisë performancën e përgjithshme.

Përmirëson kujtesën. Studimet kanë treguar se elementet e përsëritura të ritmit dhe melodisë ndihmojnë trurin të formojë modele, të cilat përmirësojnë kujtesën. Në një studim te pacientët e goditjeve cerebrale, dëgjimi i muzikës i ndihmoi ata të përmirësonin kujtesën verbale, të ishin më pak konfuz  dhe të ishin më të përqendruar.

Lehtëson dhimbjen. Sipas studimeve te pacientët, të cilët u janë nënshtruar një operacioni, ata që dëgjuan muzikë para, gjatë ose pas operacionit kishin më pak dhimbje në krahasim me pacientët që nuk dëgjuan muzikë.

Siguron rehati. Terapia muzikore është përdorur gjithashtu për të ndihmuar komunikimin, përballimin dhe shprehjen e ndjenjave, si frika, vetmia dhe zemërimi te pacientët që vuajnë nga sëmundje serioze.

Ndihmon fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit. Studimet te fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, të cilët u trajtuan me terapi muzikore treguan përmirësim në përgjigjet sociale, aftësitë e komunikimit dhe të vëmendjes.

Qetëson foshnjat e lindura para kohe. Muzika ose ninullat mund të përmirësojnë mënyrën e të ushqyerit dhe modelet e thithjes.

Burimi: www.gethealthystayhealthy.com