Po sikur të kem glaukoma (tensioni i syrit)? - Spring Pharma

Blog

Po sikur të kem glaukoma (tensioni i syrit)?

by in Uncategorized February 9, 2021

Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që shkaktojnë dëmtim progresiv të nervit optik në pikën ku ai lejon syrin të transportojë informacionin vizual në tru.

Nëse lihet pa trajtuar, shumë tipe të glaukomës shkojnë drejt përkeqësimit gradual të shikimit, që mund të çojnë edhe deri në verbërim. Për sa kohë që nuk trajtohen, dëmtimi i shikimit është përgjithësisht i pakthyeshëm, prandaj shpesh glaukoma përshkruhet si “sëmundje e heshtur e verbërisë”.

Cilët preken më tepër nga glaukoma?

Glaukoma mund të prekë këdo dhe pacienti mund të trajtohet, por jo të shërohet prej saj. Mënyra e vetme për të parandaluar humbjen e shikimit është diagnostikimi i hershëm i sëmundjes dhe trajtimi i saj. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë t’u nënshtrohen vizitave okulistike periodike (sidomos pas moshës 40 vjeç), madje edhe nëse nuk ka simptoma.

Faktorët e rrezikut që shtojnë propabilitetin e shfaqjes së sëmundjes janë:

  • Mosha (veçanërisht mbi 35 vjeç)
  • Faktorët gjenetikë (histori familjare e glaukomës)
  • Diabeti
  • Anemia
  • Tensioni i lartë ose i ulët i gjakut (HTA)
  • Miopia e lartë
  • Hipermetropia e lartë
  • Migrena
  • Përdorimi i kortikosteroideve për periudha të gjata
    Dëmtimet fizike në sy

Burimi: www.ishp.gov.al

Photo: Ochkov

One Comment
  1. Hi there! I just would like to give a huge thumbs up for the great information you have got here on this post. I can be coming again to your blog for extra soon. Angeline Haydon Pettit

Leave a Reply

Your email address will not be published.