7 arsye se pse dashuria për veten është e rëndësishme - Spring Pharma

Blog

7 arsye se pse dashuria për veten është e rëndësishme

by in Uncategorized January 22, 2021

Ta duash dhe ta pranosh veten është një nga gjërat më të vështira për t’u arritur.

Vendosja e vetes e para mund të duket si një veprim egoist, por pas njëfarë kohe, do ta kuptoni se përpara se të kujdeseni për të tjerët, duhet së pari të kujdeseni për veten.

Kjo mund të përfshijë angazhimin në aktivitete që na bëjnë të lumtur ose të përqendrohemi vetëm në mendimet tona.

Ta duash dhe ta respektosh veten të lejon të kesh një jetë më të gëzueshme, sepse mëson se lumturia jote nuk varet nga askush përveç vetes.

Ju nuk shqetësoheni nëse kaloni kohë në vetmi dhe ndiheni të kënaqur me veten në çdo moment.

Më poshtë po ju japim 10 arsye se pse dashuria për veten është dashuria më e rëndësishme.

1.  Ta duash dhe ta njohësh veten të ndihmon të thuash më lehtë JO kur nuk mendon të kundërtën.

Ta duash veten do të thotë të kuptosh se koha juaj është e vlefshme dhe se mund ta shpenzoni më mirë atë duke bërë gjërat që dëshironi. Ju jeni të vendosur në bindjet tuaja pa pasur frikën se çfarë mendojnë të tjerët.

2. Ju jep mundësi ​​për t’u shëruar.

Ta duash veten të bën më të vetëdijshëm në procesin e shërimit. Ju pranoni faktin se në jetë do të lëndohemi, por kjo nuk do të thotë që dhimbja duhet të zgjasë përgjithmonë. Ju i pranoni emocionet e këqija dhe më pas i hidhni pas në mënyrë që të mund të ecni përpara.

3. Dashuria ndaj vetes lehtëson bashkëbisedimin me të tjerët.

Ta duash veten do të thotë të marrësh kohë për të kuptuar se kush jeni dhe çfarë dëshironi të bëni. Sapo ta mësoni këtë, ju dini se si të flisni me të tjerët. Ju keni standarde dhe ndiheni rehat nëse dëshironi të largoni dikë që nuk arrin pritshmëritë tuaja.

4. Të duash veten do të thotë të mos kërkosh miratimin e të tjerëve.

Duke qenë të lumtur me veten, kuptojmë që vetëbesimi vjen nga brenda dhe se askush nuk mund t’ju ​​bëjë më të lumtur sesa vetja juaj.

Sa më pak t’ju interesojë mendimi i të tjerëve, aq më shumë të jep lirinë të bësh atë që dëshiron dhe të ndihesh vetvetja.

5. Ndiheni rehat edhe në ditët e këqija.

Ju jeni të vetëdijshëm se jo cdo ditë keni për t’u ndier aq mirë sikur të mendonit që do të pushtoni botën. Megjithatë ju dini se si ta gjeni forcën edhe në ditët e këqija sepse ju besoni se ekzistojnë mundësi për të mësuar edhe nga gabimet.

6. Ta duash veten të lejon të ushqehesh shëndetshëm.

Duke e vendosur veten në radhë të parë, ju bëni zgjedhje që përmirësojnë cilësinë e jetës suaj. Ju ushqeheni shëndetshëm, flini dhe bëni aktivitet fizik më tepër, sepse e kuptoni se kujdesi për mirëqenien mendore dhe fizike janë tepër të rëndësishme për suksesin tuaj.

7. Ta duash veten do të thotë të falësh.

Mbajtja e inateve mund t’ju ulë nivelin e humorit. Nëse e pranoni veten, ju zotëroni fuqinë e faljes së saj dhe të tjerëve për gjërat që kanë ndodhur tashmë dhe të cilat nuk mund t’i kontrolloni.

Ju jeni në gjendje të pranoni përgjegjësinë për veprimet dhe nuk fajësoni veten për dëmin që mund t’ju kenë shkaktuar të tjerët.

Burimi Yourtangocom

Photo internet

Leave a Reply

Your email address will not be published.