A janë të njëanshme bisedat me miqtë tuaj kur takoheni me njëri-tjetrin? A flasin ata për jetën dhe problemet e tyre pa treguar ndonjë interes të veçantë për problemet tuaja?
Marrëdhëniet shoqërore kanë të bëjnë me dhënien dhe me marrjen. Edhe pse është normale që të ketë raste kur dikush të ndihet në krizë dhe të ketë nevojë për më shumë fokus dhe mbështetje sesa tjetri.
Në fund të fundit, të qenët një dëgjues i mirë është shenjë e një miku të mirë. Por në përgjithësi, miqësia duhet të bazohet në mbështetjen e ndërsjellë.
Disa këshilla se si të mbani një marrëdhënie shoqërore më të shëndetshme dhe të balancuar.
Pyesni veten pse janë të shqetësuar
A po kalojnë një kohë të vështirë? A nuk kanë ata miq të tjerë që t’u besojnë? Ndoshta u mungojnë aftësitë sociale? Apo ndoshta janë thjesht të fokusuar te vetja e tyre?
Përqendrohuni tek interesat e përbashkëta
Duke qenë se jeni miq ka të ngjarë që të keni të paktën një interes të përbashkët për të cilin mund të bisedoni.
Ndoshta mund të keni një shfaqje televizive të preferuar , interes për sportin apo palestrën në përgjithësi, ose pasionin për ushqyerjen e shëndetshme. Sido që të jetë, përpiquni ta drejtoni bisedën në këto tema. Mund të duket në nivel sipërfaqësor në fillim, por mund të çojë në një bisedë më të thellë.
Bëhu personal
A jeni të hapur për të ndarë informacione personale?
Nëse jeni të rezervuar, miku juaj mund t’ju shohë si “dëgjues”. Dilni nga ky rol duke treguar ngjarje apo probleme pa pritur që ata t’ju pyesin.
Kërkoni mendimin e tyre
T’i kërkosh mikut mendim për një çështje të caktuar është një mënyrë e mirë për të folur për veten, duke i bërë ata të ndihen të rëndësishëm dhe të përfshirë.
Për shembull, në vend që t’u thoni se po regjistroheni në palestër, pyetini nëse mendojnë se duhet a jo të regjistroheni. Ju mund të mos i merrni parasysh këshillat e tyre, por është një mënyrë e thjeshtë për ta kthyer vëmendjen në diçka për të cilën dëshironi të flisni.
Tregojuni atyre se si ndiheni
Nëse miku juaj pëlqen të kaloni kohë së bashku, ia vlen t’ia bëni të ditur në mënyrë që të mund të ecni përpara dhe të ruani marrëdhënien.
Nëse nuk mendoni se po merrni asgjë nga marrëdhënia, ose miqtë nuk dëshirojnë të ndryshojnë, nuk ka asgjë të keqe të distancoheni dhe të kurseni energjitë tuaja.