Jepini fëmijës shumë lëngje, sidomos nëse bëhet fjalë për kollë me sekrecione. Pirja e lëngjeve të ngrohta i shkrin më me lehtësi sekrecionet dhe jep efekt zbutës për fytin e irrituar.
Ajrosni shpesh shtëpinë.
Mbani temperaturën e dhomës jo më të lartë se 20 gradë.
E vendosni fëmijën të flejë me kokën më lart në mënyrë që të ndihmoni rrugët e frymëmarrjes të qëndrojnë të lira.
Bëjini fëmijës sa më shpesh lavazhe nazale me solucion fiziologjik.
Bëjini banjë të ngrohtë ndërkohë që banja është pak me avull, kryesisht para gjumit, gjë e cila ka efekt zbutës ndaj kollës por edhe qetësues ndaj fëmijës.
Bëjini aerosol vetëm me fiziologjik.
I jepni të pijë fëmijës një filxhan qumësht me mjaltë. Kjo është një zgjidhje e përdorur prej shumë kohësh kundër kollës.