Pulmovis - Spring Pharma

Pulmovis

Pulmovis është një produkt me origjinë bimore, i cili ka veti ekspektorante.

Efekti i produktit jepet nga kombinimi i substancave aktive të pranishme në disa përbërës të ekstrakteve bimore. Ekstraktet e rrënjës Althaea dhe gjethet e timusit kanë veprime mukolitike dhe mukokinetike.

Ekstraktet e gjetheve të Grindelia, rrënjës Althea, gjethet e Plantago dhe Timusit përmbajnë vajra esenciale, të cilat stimulojnë aktivitetin e cilieve të epitelit ciliar në rrugët e ajrit, kanë veti ekspektorante, antibakteriale dhe antiinflamatore.

Përveç kësaj, ekstraktet e Grindelia dhe gjethet e Timusit kanë veprim spazmolitik në muskujt e lëmuar të bronkeve, të cilat lehtësojnë largimin e mukusit. Ekstrakti i rrënjës së Althaea ka surfaktant, veprim mukolitik dhe antiinflamator. Ekstrakte të Abies alba dhe gjethet e eukaliptit përmbajnë vaj esencial dhe vitamina natyrale që janë shumë të nevojshme për organizmin në periudha të sëmundjes për stimulimin e sistemit imunitar.

Indikacionet dhe përdorimi

Indikacionet

  •  Sëmundjet inflamatore  dhe joinflamatore të traktit respirator
  •  Bronkiti akut dhe kronik
  •  SPOK
  •  Astma bronkiale
  •  Sëmundjet infektive të  traktit të sipërm respirator
  •  Pneumonite
  •  Laringite
  •  Faringite
  •  Trakeobronkite

Përdorimi

Këshillohet të merret pas vakteve. Mund të shfaqen precipitate për shkak të përbërësve natyralë, por që nuk komprometojnë cilësinë e produktit.

Tundeni mirë para çdo përdorimi

  • Fëmijët 0-1 vjeç: ½ lugë çaji (2,5 ml) 1-2 herë në ditë.
  • Fëmijët 1-3 vjeç: ½ lugë çaji (2,5 ml) 2-3 herë në ditë.
  • Fëmijët 3-6 vjeç: 1 lugë çaji (5 ml) 1-2 herë në ditë.
  • Fëmijët 6-12 vjeç: 2 lugë çaji (10 ml) 1-2 herë në ditë.
  • Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 2 lugë çaji (10 ml) 2-3 herë në ditë.

Kundërindikacionet

Nuk ka efekte anësore të njohura që lidhen me përdorimin e këtij produkti. Shmangni përdorimin e tij në rast të mbindjeshmërisë së njohur ndaj një ose më shumë përbërësve të tij.

 Paketimi dhe formëdoza

Shurup 150 ml.

Përbërja:

5 ml shurup përmbajnë: Grindelia (Grindelia robusta Nutt.) Pjesa e luleve – 10 mg, Althaea officinalis L. rrënjët – 10 mg, Bredhi i bardhë (Abies alba Mill.) boçja e pishës – 10 mg, Bima Plantain (Plantago major L.) – 10 mg, Pishë (Pinus sylvestris L.) e.o. – 6,6 mg, Thymus (Thymus vulgaris L.) – 3.3 mg, Eukalipt (Eucaplyptus globulus Labill.) E.o. – 1.65 mg.

Ekscipientet: fruktozë; ujë; stabilizues: glicerinë; acidifikues: acidi citrik; emulsifikuesi: esterët e saharozës së acideve yndyrore; konservues: sorbate kaliumi, benzoat natriumi; trashës: ksantan.

Prodhues Perrery Farmaceutici S.r.l.