Nucleo Immuno është suplement në formë flakonash të vegjël monodozë me bazë nukleotidet.
Nukleotidet janë elementet themelore të acidit nukleik (ADN dhe ARN), të cilat sigurohen nga Saccharomyces Cerevisi.
FOS: oligosaharidet e frutave janë fibra të tretshme me efekt prebiotik, të cilat kanë veprim dobiprurës kundrejt mikrobitës intestinale, duke mbrojtur biodiversitetin dhe funksionimin e saj.
Pasi merret, FOS arrin në cekum dhe kolon thuajse e pandryshuar, ku në mënyrë selektive stimulon rritjen dhe aktivitetin metabolik të baktereve saprofite.
6 mld fermente të tindalizuara/flakona trajtohen në nxehtësi të caktuar duke i “inaktivizuar” bakteret në mënyrë të tillë që ato nuk mund metabolizojnë dhe të riprodhohen. Kontributi i tyre përbën bazën në nivelin intestinal për rikonolizimin e florës simbiotike dhe frenimin e zhvillimit të baktereve të dëmshme.
Përdorimi: merret një flakon në ditë, larg vakteve. Për fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç rekomandohet të hollohet me ujë të ftohtë ose të vakët.
Indikacionet dhe përdorimi
Indikacionet:
- Ribalancimin e florës bakteriale intestinale (diarre, shoqërim i terapisë me antibiotikë)
- Funksionimin e sistemit imunitar (imunomodulator)
- Rregullimin e tranzitit intestinal
- Meteorizëm të shtuar
Përdorimi:
Duke qenë se është një produkt natyral mund të precipitojë në fund. Këshillohet të tundet përpara përdorimit.
Nucleo Immuno nuk përmban gluten.
Paketimi 10 flakona të vegjël nga 10 ml.