HelicoTer® - Spring Pharma

Shop

HelicoTer®


L2,200.00

HelicoTer®

HelicoTer® rekomandohet si një suplement ushqimor në pacientët me sëmundje kronike
gastrointestinale, faktor rreziku i të cilit është bakteri Helicobacter pylori: gastrit eroziv, ulçerë gastrike dhe ulçerë duodenale.

Description

HelicoTer®

HelicoTer® është një suplement dietik për pacientët me infeksion nga Helicobacter pylori.

HelicoTer® përmban një lloj të veçantë laktobacilusi të zhvilluar posaçërisht që quhet
Lactobacillus Reuteri, i cili ka një efekt specifik antihelikobakter.

Laktobacilet Reuteri njohin në mënyrë selektive dhe lidhen me receptorët sipërfaqësorë të
murit qelizor të Helicobacterpylori-t, dhe më pas e largojnë në mënyrë të sigurt nga organizmi përmes traktit gastrointestinal.

Rezultati është një reduktim i kënaqshëm i sasisë së Helicobacter pylori-t, i cili ndihmon në parandalimin e përsëritjes së sëmundjeve kronike të traktit gastrointestinal, si dhe
parandalon shfaqjen e sëmundjeve të stomakut dhe duodenit.

Përdorimi

HelicoTer® rekomandohet si një suplement ushqimor në pacientët me sëmundje kronike
gastrointestinale, faktor rreziku i të cilit është bakteri Helicobacter pylori: gastrit eroziv, ulçerë gastrike dhe ulçerë duodenale.

HelicoTer® merret pas vaktit.
Të rriturit: 1 kapsulë 2 herë në ditë.

Fëmijët mbi 6 vjeç: 1 kapsulë në ditë.
Kohëzgjatja e trajtimit është 4 javë.
Para përdorimit, rekomandohet të konsultoheni me mjekun.