Calmavis - Spring Pharma

Calmavis


L1,800.00

Calmavis

Është një produkt me origjinë bimore, i cili është konceptuar për të zgjidhur në mënyrë efektive dhe të sigurt problemin e rritjes së ngacmueshmërisë nervore dhe çrregullimeve të gjumit, si dhe mbron sistemin nervor nga efektet e dëmshme të stresit.

Description

Calmavis

Është një produkt me origjinë bimore, i cili është konceptuar për të zgjidhur në mënyrë efektive dhe të sigurt problemin e rritjes së ngacmueshmërisë nervore dhe çrregullimeve të gjumit, si dhe mbron sistemin nervor nga efektet e dëmshme të stresit.

Calmavis është një përbërje ekstraktesh bimore, L-triptofan ( një pararendës i serotoninës),  magnez, etj,  të cilat ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe ankthit, nxisin gjumin e thellë dhe sigurojnë një pushim të mirë gjatë natës. Siguron qetësi shpirtërore,  gjumë të shëndetshëm dhe ngre nivelin e humorit.

Indikacionet:

  • Rritje e nervozizmit, irritabilitet, paqëndrueshmëri e humorit
  • Gjendje e vazhdueshme e stresit mendor
  • Çrregullime të gjumit, pagjumësi
  • Sindroma e lodhjes kronike
  • Neurasthenia dhe neurozat autonome me origjinë të ndryshme të cilat shoqërohen me djersitje, palpitacione, dhimbje koke dhe manifestime të tjera psikosomatike.
  • Ankth i pamotivuar, frika, reaksione neurotike
  • Gjendjet spastike (trakti tretës, vazospazma)
  • Rritja e presionit arterial dhe intracranial me natyrë autonome ose psikoemocionale.
  • Pasojat e traumave emocionale dhe fizike

Mënyra e përdorimit:

Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit : rekomandohet të merrni 1-3 tableta në ditë sipas nevojave tuaja, mundësisht në mbrëmje me një gotë ujë.

Para përdorimit gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, rekomandohet të konsultoheni me një mjek

KUNDËRINDIKACIONET

Nuk ka asnjë efekt anësor të njohur të lidhur me përdorimin e këtij produkti. Shmangni marrjen e tij nëse njihni mbindjeshmërinë ndaj një ose më shumë përbërësve të tij.

PËRMBAJTJA

2 blistera me 15 tableta të veshura me nga 566,5 mg secila.