Seleni është një oligomineral i pranishëm te njeriu. Ai gjendet si selenocisteinë në selenoproteina, familjet kryesore të të cilave përfshijnë glutation peroksidazat, tioredoksinë-reduktazat dhe dejodinasat e jodotironinës. Si kofaktor i këtyre selenoproteinave, seleni merr pjesë në procese të ndryshme të homeostazës së tiroides. Prania e tij në formën L-selenometioninë siguron biodisponueshmëri shumë të mirë, me rrezik më të ulët për toksicitet, çka e bën të përshtatshëm për përdorim afatgjatë.
Piper nigrum L. (piper i zi) është një ekstrakt i standardizuar i cili përmban piperinë. Është vërejtur se piperina rrit biodisponueshmërinë e lëndëve ushqyese të tretshme në ujë dhe në yndyrë, veçanërisht të L-selenometioninës.
Sasia e rekomanduar ditore
Doza (1 tabletë):
Përbërës të tjerë:
Maltodekstrinë misri; agjentë vëllimplotës: celulozë mikrokristaline, sorbitol; agjentë kundërgrumbullues: talk, kripërat e magnezit të acideve yndyrore, dioksid silikoni; L-selenometioninë; ekstrakt i thatë i piperit të zi i titruar në piperinë 95% (Piper nigrum L., fructus).
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, mundësisht pas ngrënies, me gjysmë gote ujë.
Nuk janë raportuar efekte anësore të lidhura me përdorimin e këtij produkti. Shmangeni nëse keni mbindjeshmëri ndaj një ose më shumë përbërësve të tij.
2 blistera, secili me nga 15 tableta prej 350 mg (350 mg/tabletë)