Calmavis është një kombinim me L-triptofan, magnez dhe ekstrakte bimore që mbështesin qetësinë, humorin dhe gjumin. Calmavis, ndryshe nga disa qetësues të tjerë, nuk njihet se ul presionin e gjakut dhe zakonisht tolerohet mirë nga stomaku.
L-triptofan: aminoacid thelbësor që ndihmon në prodhimin e serotoninës; mbështet gjumin, ul ankthin/tensionin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.
Magnez: kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe muskujve; gjatë stresit nevojat rriten.
Valeriana (Valeriana officinalis): efekt qetësues; zvogëlon eksitimin nervor dhe tensionin.
Livando (Lavandula officinalis): balancon gjendjen nervore; ndihmon në qetësi dhe humor më të mirë.
Tili (Tilia cordata): përmban flavonoide dhe vajra esencialë; mbështet relaksimin dhe djersitjen natyrale kur trupi ka nevojë të çlirojë nxehtësi.
Melissa (Melissa officinalis): veprim anksiolitik dhe spazmolitik; ndihmon në relaksim.
Passiflora (Passiflora incarnata): mbështet gjumin dhe ul tensionin nervor, veçanërisht në periudha të ndjeshmërisë hormonale.
Eschscholtzia (Eschscholtzia californica): ndihmon në çrregullimet e gjumit dhe qetësimin e shqetësimeve nervore.
Kamomil (Matricaria chamomilla): qetësues i butë; ndihmon tretjen dhe ul gazrat.
Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: rekomandohet të merrni 1–3 tableta në ditë, sipas nevojës, mundësisht në mbrëmje me një gotë ujë.
Kujdes:
Para përdorimit gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, konsultohuni me mjekun.
Nuk janë raportuar efekte anësore të lidhura me përdorimin e këtij produkti. Shmangeni nëse keni mbindjeshmëri ndaj një ose më shumë përbërësve të tij.
2 blistera me nga 15 tableta të veshura, 566,5 mg secila.