Pulmovis është një produkt me origjinë bimore me veprim ekspektorant. Efekti i tij vjen nga kombinimi sinergjik i substancave aktive në ekstraktet bimore. Ekstraktet e rrënjës së Althaea officinalis dhe gjetheve të Thymus vulgaris kanë veprim mukolitik dhe mukokinetik, duke holluar dhe lehtësuar largimin e sekrecioneve bronkiale. Ekstraktet e Grindelia-s, Althaea-s, Plantago-s dhe Thymus-it përmbajnë vajra esencialë që stimulojnë ciliet e epitelit të rrugëve të frymëmarrjes, me efekte ekspektorante, antibakteriale dhe anti-inflamatore.
Grindelia dhe Thymus shfaqin gjithashtu veprim spazmolitik në muskulaturën e lëmuar bronkiale, duke lehtësuar frymëmarrjen. Ekstrakti i rrënjës së Althaea kontribuon me efekt të ngjashëm me surfaktantin, si edhe veprim mukolitik dhe anti-inflamator. Ndërkohë, Abies alba dhe gjethet e Eucalyptus furnizojnë vajra esencialë dhe vitamina natyrale me rol imunostimulues, të dobishme gjatë episodeve respiratore.
5 ml shurup përmbajnë:
Ekscipientë: fruktozë; ujë; stabilizues: glicerinë; rregullues i aciditetit: acid citrik; emulsifikues: esteret e saharozës të acideve yndyrore; konservues: kalium sorbat, natrium benzoat; trashës: ksantan.
Merreni pas vakteve. Mund të shfaqen reshje (precipitat) për shkak të përbërësve natyralë, pa kompromentuar cilësinë e produktit.
Tundeni mirë para çdo përdorimi.
Dozimi sipas moshës:
Nuk janë raportuar efekte anësore të lidhura me përdorimin e këtij produkti. Shmangeni nëse keni mbindjeshmëri ndaj një ose më shumë përbërësve të tij.
Shurup, 150 ml.