INTESTIVIS është një suplement ushqimor me bazë vajet esenciale të Pimpinella anisum (anisit), koprës dhe kamomilit, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e gjendjes së shëndetshme fiziologjike gastrointestinale tek fëmijët dhe të rriturit me dhimbje barku dhe meteorizëm.
Është një produkt me origjinë bimore që lehtëson fryrjen. Nëpërmjet kombinimit të tre vajrave esencialë, anisit, koprës dhe kamomilit i cili përmirëson tretjen, ndihmon në eliminimin e spazmave të zorrëve, redukton fryrjen dhe kapsllëkun, si dhe stimulon oreksin. Është vërtetuar se përbërësit aktivë të secilit prej këtyre vajrave esencialë kanë efekt laksativ të moderuar dhe nxisin normalizimin e peristaltikës së traktit gastrointestinal.
Vaji esencial i Pimpinella anisum ndihmon tretjen, parandalon fryrjen, ka efekt antispazmodik dhe, për këtë arsye, përdoret për trajtimin dhe profilaksën e dhimbjeve të barkut, dispepsisë, flatulencës, çrregullimeve funksionale të traktit gastrointestinal, të përzierave dhe të vjellave; ai ka gjithashtu veti antiseptike.
Vaji esencial i Foeniculum vulgare përdoret si karminativ (qetësues i fryrjeve), ndihmon në eliminimin e spazmave të stomakut dhe vepron si agjent antimikrobik.
Vaji esencial i Anthemis nobilis ka veti baktericide, qetësuese, koleretike, anti-inflamatore, si edhe efekte antispazmodike dhe analgjezike.
Sasia për 5 ml tretësirë:
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Përdorni një gotë matëse për dozimin e saktë.
Nuk janë raportuar efekte anësore të lidhura me përdorimin e këtij produkti. Shmangeni nëse keni mbindjeshmëri ndaj një ose më shumë përbërësve të tij.
Shurup, 150 ml.