Rreth Nesh

Në Spring Pharma, ne besojmë në fuqinë e parandalimit dhe kurimit me produkte që vijnë drejtpërdrejt nga natyra.Ne jemi të fokusuar të mbështesim nevojat e shëndetit të jetës moderne.

Përmes këtij angazhimi, ju duhet të ndiheni të sigurt për cilësinë, përkujdesjen dhe përzgjedhjen e çdo produkti me vlera të larta nutricionale pa bërë kompromis me cilësinë.

Përkushtimi ynë qëndron gjithashtu edhe ndaj përzgjedhjes së partnerëve seriozë të tregut europian dhe produkteve të cilësisë superiore, të cilat janë të testuara në mënyrë laboratorike nga laboratorët Aliveda  dhe Ekappa, duke u bazuar në prova shkencore të njohura për cilësitë e tyre shëndetësore dhe me përshtypje pozitive nga pacientët.

Formulimet tona sigurojnë efikasitet maksimal dhe përmbajnë aditivë minimalë.Kjo nuk është një punë e thjeshtë, por një pasion dhe përgjegjësi për gjithçka që përfshin kjo fushë në dobi të shëndetit mendor dhe atij fizik.

Cilësi dhe rezultat i sigurtë

Përbërjet që ne ju ofrojmë janë me përbërje kryesisht natyrore, duke ju bërë të kuroni problemet e shëndetit tuaj, pa efekte anësore.

Produkte Organike

Më e mira e natyrës e ofruar në produktet tona.

Cilësi e garantuar

Produkte të analizuara dhe testuara për rezultate të dukshme.

Pa gluten

Një dietë pa gluten është thelbësore për shumicën e njerëzve

Suplemente nga markat më të besuara në botë

Fokusi ynë është shëndeti juaj, mirëqenia e të afërmve tuaj, për këtë bashkëpunojmë me marka të besuara, për t’ju ofruar më të mirën.

Algem Natura është gjithnjë  në kërkim dhe zhvillim të suplementeve ushqimore, produkteve natyrore dhe fitoterapike që përmbajnë ekstrakte bimore dhe lëndë të para të zgjedhura. Kompania vazhdimisht zhvillon projekte dhe bashkëpunime të reja që synojnë promovimin e shëndetit dhe zhvillimin e formulave specifike për krijimin e produkteve moderne dhe efektive që rrisin mirëqenien e njeriut.

Perrery Farmaceutici S.r.l. është një kompani farmaceutike italiane e themeluar në vitin 2003. Ajo është e angazhuar në kërkimin, zhvillimin, dhënien / marrjen e licencave në tregun e barnave dhe suplemementeve natyrore të ushqimit.