Algem Anti*Refluks – Spring Pharma

Algem Anti*Refluks

Refluksi Gastroezofageal ndodh kur përmbajtja acide e stomakut shkakton simptoma ose komplikacione, si:

  • Urthi
  • Rikthimi i lëngjeve dhe ushqimeve në gojë
  • Çrregullimi i gëlltitjes
  • Odinofagia
  •  Erozionet dentare
  •  Kolla nga refluksi
  • Ngjirja e zërit etj.

 Algem anti*Refluks  është një suplement që ka si bazë Alginatin e sodës me ekstrakte vegjetale të Spirea-s, Piantaggine-s dhe kamomilit, të cilat favorizojnë funksionin dhe mirëqenien e sistemit tretës. Nuk përmban gluten dhe laktozë.

Mënyra e përdorimit:

Këshillohet të përdoren 1 ose 2 bustina në ditë sipas nevojës. Produkti nuk duhet holluar në ujë.

Paketimi: 12 bustina me nga 10 ml