“Një fëmijë me vetëbesim zotëron armën më të fuqishme për t’i bërë ballë jetës”|Ariadne Brill - Spring Pharma

Blog

“Një fëmijë me vetëbesim zotëron armën më të fuqishme për t’i bërë ballë jetës”|Ariadne Brill

by in Uncategorized December 24, 2020

Shpeshherë është shumë e lehtë të kuptosh se kur një fëmijë ndihet ose jo mirë me veten e tij.
Në këtë kuptim, ideja e të ndjerit mirë me veten tonë përkufizohet si “vetëvlerësim”.

Fëmijët me vetëvlerësim shfaqin disa karakteristika:

● ndihen të pëlqyer dhe të pranuar
● ndihen të sigurt
● ndihen krenarë për atë që bëjnë
● mendojnë gjëra pozitive për veten e tyre
● besojnë në vetvete

 Fëmijët me vetëvlerësim të ulët:

● janë autokritikë dhe të ashpër me veten
● ndiejnë se nuk janë aq të mirë sa fëmijët e tjerë
● mendojnë më tepër për rastet kur ata dështojnë sesa kur kanë sukses
● kanë mungesë besimi
● dyshojnë nëse mund t’i bëjnë gjërat mirë

 Pse është i rëndësishëm vetëvlerësimi?

Fëmijët që ndihen mirë me veten e tyre kanë vetëbesim dhe janë më të gatshëm të provojnë gjëra të reja. Ata ndihen krenarë për atë që bëjnë.
Vetëvlerësimi i ndihmon fëmijët të përballen me gabimet. I ndihmon ata të provojnë përsëri, edhe nëse kanë dështuar si fillim. Si rezultat, vetëvlerësimi i ndihmon fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë, si dhe të kenë marrëdhënie të mira shoqërore.

Fëmijët me vetëvlerësim të ulët shfaqin pasiguri. Nëse ata mendojnë se nuk do të pranohen nga të tjerët, ata mund të mos e bëjnë diçka.
Ata mund t’i lejojnë të tjerët t’i trajtojnë pa respekt. Ata mund të heqin dorë lehtë, ose të mos provojnë fare. Fëmijët me vetëvlerësim të ulët e kanë të vështirë ta përballojnë kur gabojnë, humbin apo dështojnë. Si rezultat, ata mund të mos bëjnë më të mirën e tyre.

Si mund të ndikojnë prindërit në rritjen e vetëbesimit?

Çdo fëmijë është i ndryshëm, prandaj vetëbesimi te disa fëmijë mund të jetë më i lehtë sesa të tjerët. Por edhe nëse vetëvlerësimi i fëmijës është i ulët, ai mund të rritet.

 Ja disa këshilla se si mund t’i ndihmoni fëmijët të ndihen mirë me veten e tyre:

● Ndihmojeni fëmijën të mësojë të bëjë gjëra.

● Kur u mësoni fëmijëve gjëra të reja, ndihmojini ata si fillim.

● Lavdërojeni fëmijën, por me kujdes që ajo të mos ketë efektin e kundërt.

● Mos i kritikoni ashpër. Mesazhi që ata dëgjojnë nga të tjerët përkthehet lehtësisht në mënyrën se si ata ndihen.

● Fokusohuni më shumë te pikat e forta sesa ato të dobëtat.

● Jepuni fëmijëve mundësi që t’ju ndihmojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.